fbpx

Gjuriqin e pengon pika e përbashkët kufitare Kosovë-Shqipëri, thotë se është e jashtëligjshme

Kosova dhe Shqipëria kanë filluar me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

E ky vendim ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi.

Deklarata e Ramush Haradinajt dhe vendimi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e kufirit tregojnë “natyrën e vërtetë dhe të lartë të regjimit në Prishtinë”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

“Hapa të tillë janë ndërmarrë plotësisht ilegalisht dhe heqja e paralajmëruar e kufirit për muajin mars do të përbënte një shkelje të rëndë të detyrimeve ndërkombëtare të Prishtinës me pasoja potencialisht të papritura”, tha Gjuriq. /Lajmi.net/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.