fbpx

Gjorge Ivanov vizitë në Stamboll,takon kryetarin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje pasdite në Stamboll u takua me kryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Siç njofton shërbimi për komunikim i kryetarit Ivanov, dy kryetarët shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e përgjithshme politike dhe bashkëpunimin bilateral mes Maqedonisë dhe Turqisë.

Në bisedimet, kryetari Ivanov dhe kryetari Erdoğan shkëmbyen mendime rreth ndodhive aktuale politike në dy vendet, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar shteti në Republikën e Maqedonisë dhe për zgjedhjet vendore në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Maqedonisë shprehu ngushëllime për aksidentin në Stamboll, ku gjatë shembjes së objektit e humbën jetën disa njerëz.
/Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.