fbpx

Gjinekologu nga Maqedonia ndërpret në mënyrë të jashtëligjshme shtatëzaninë e A.R. nga Kosova!

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se të martën rreth orës 20:00, ka ndaluar të dyshuarin SH.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji shtator 2018, deri më 21 janar 2019, në komunën e Gjilanit, i dyshuari SH.H., përmes forcës fizike, e ka detyruar të dëmtuarën A.R., që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e saj, në atë mënyrë që të njëjtën me anë të mashtrimit, lajthitjes dhe presionit e ka shtytë të ndërmerre një vendim përkundër vullnetit të saj, për të kryer abort të fëmijës në muajin e pestë të shtatzënisë, i cili dyshohet se është kryer në Republikën e Maqedonisë.

Prokuroria, ndaj të njëjtit sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së parab urgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.