fbpx

Gjermanët po i hedhin në mbeturina veturat e reja dizel

Deponitë janë të mbushura me makina që punojnë normalisht. Të gjitha automjetet janë rreth 10 vjeç, disa janë me rreth 100 mijë kilometra.

Sipas ligjeve në Gjermani, ato duhet të hiqen sepse nuk kanë të drejtë të lëvizin nëpër qytete të mëdha. Arsyeja është se ata nuk i përgjigjen risive të reja ekologjike të paraqitura gjatë vitit të kaluar.

Për shkak të ndalimit të përdorimit të automjeteve me motorë dizelë, pronarët e automjeteve me naftë në qytetet kryesore gjermane po bëjnë përpjekje se si të shpëtojnë prej tyre.

“Shumica e automjeteve të hedhura nuk janë as dhjetë vjet të vjetra. Midis tyre janë automjetet e markave Audi, BMW, Volkswagen dhe problemi është që pronarët e tyre duhet t”i heqin ato, sepse nuk ka kërkesa për tregun sekondar dhe përdorimi në qytetet e mëdha është i ndaluar. Kjo është arsyeja pse hedhja e tyre në mbeturina është mënyra më e lehtë për të marrë të paktën disa para”, thuhet në një raport për automjetet me naftë në Gjermani.

Shumë vende, veçanërisht nga Evropa Lindore, shpresonin që disa nga këto automjete mund të përfitojnë prej tyre dhe t”i sillnin ato.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.