fbpx

Gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë, shkak mosheqja e taksës ndaj Serbisë

Edhe pse ishte ftuar që të merrte pjesë në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, gjeneral major Timothy Orr, ka anuluar vizitën e tij.

Mospezullimi i taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës ka bërë që komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjenerali majori Timothy Orr, ta anulojë vizitën e tij për në Kosovë. Vizita e gjeneral majorit Timothy Orr ishte planifikuar që të bëhej nga 16 shkurti deri më 18 shkurt, pra ai ishte i ftuar në 11-vjeotrin e Pavarësisë së Kosovës.

Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama është njoftuar nga zyrtarë të ambasadës amerikane në Prishtinë për anulimin e kësaj vizite.

Anulimin e vizitës së gjeneral majorit Timothy Orr e ka konfirmuar  Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit kosovar Hashim Thaçi.

“Po, Gjeneral Rama ka dërguar një letër me të cilën e njofton Presidentin Thaçi se SHBA ka anuluar vizitën e Gjeneralit Orr. Gjeneral Rama na ka njoftuar se ka pasur një takim me përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Prishtinë, të cilët e kanë informuar se gjenerali Orr e ka anuluar vizitën e tij”, ka thënë Arifaj për /lajmi./

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.