Gjashtë rrëfime për nga*cmimet sek*suale të femrave në karrierë


Reagimi i femrave shqiptare në karrierë për ngac*mimet se*ksuale. Gazetarja Dijana Toska dhe artistet Eva Golemi, Alma Ajazi dhe Luli Hoxha rrëfejnë raste konkrete. Ato mendojnë se mosdenoncimi në kohë të bën bashkëpjesëmarrës në këtë vepër penale me moral të dyfishtë!

Dijana Toska, në 35 vite karrierë, si gazetare, producente e programeve politike dhe bashkëpunëtore e agjencive të ndryshme të lajmeve shqipfolëse dhe ndërkombëtare, rrëfen mendimin e saj për ng*acmimet se*ksuale në punë, por jo vetëm. Ajo mendon se në një sistem demokratik ku funksionon shteti i së drejtës gjithmonë fjalën e ka ligji. Kur sistemi çalon atëherë zëri duhet ngritur nga të gjithë, duke kërkuar drejtësi për viktimat. Por, mbi të gjitha duhet që ky veprim të konsiderohet vepër penale.

Toska nga eksperienca personale ka mësuar edhe se si shumë kolegë të saj, janë shantazhuar prej vajzave, që u kanë kërkuar vende pune pa meritë.

Mendimi i saj është që nëse një vepër e tillë, ndodh brenda një institucioni duhet që të denoncohet po ato, në mënyrë që organet e drejtësisë të kenë prova materiale.

Por, Dijana Toska nuk pajtohet me faktin, që dikush bën karrierë profesionale disavjeçare dhe i kujtohet, pas sa e sa viteve të denoncojë dikë për nga*cmim sek*sual.

Zonja Toska, disa nga artistët e Hollivudit janë bërë bashkë, për të denoncuar ng*acmimet se*ksuale, që kanë pasur gjatë karrierës së tyre profesionale. Por cili është mendimi juaj për ngac*mimet se*ksuale në punë?

Është, një veprim poshtërues kundër integritetit dhe personalitetit të njeriut, qoftë femër apo mashkull. Një vepër penale, e cila duhet të ndëshkohet me ligj dhe nuk jam shumë e sigurtë se si në kodet tona penale është definuar apo trajtuar kjo çështje.

Gjatë, karrierës suaj, a keni dëgjuar raste, të tilla, pa dëshirë, që kanë shkatërruar moralisht një individ?

Personalisht nuk kam patur ndonjë përvojë të keqe në raport me kolegët e mi. Ndonjë gjuajtje me fjalë, kompliment ose tejkalim i pragut të edukatës mund edhe të ketë ndodhur, por e kam tejkaluar me sportivitet dhe gjithsesi që i kam treguar vendin, mikut, kolegut apo shefit, kushdo qoftë ai. Me koleget e mia, gra serioze dhe me përvojë nuk më kujtohet që ndonjëra prej tyre të ketë patur ndonjë përvojë të tillë.

Meqë gjithë jetën time jam shoqëruar më shumë me meshkuj për shkak të profesionit që kam ushtruar, më kujtohen disa raste të kolegëve të mi, të cilët duke qenë në hall më kanë rrëfyer për oferta të ndryshme, koketime deri në shantazhime nga disa vajza, me një rast edhe një grua e martuar, e cila ka kërkuar një vend të punës që nuk e meritonte. Prandaj, nga përvoja ime 35-vjeçare, dhe duke u nisur nga disa norma morale që na e imponon jeta, e sidomos në ditët e sotme ku imoraliteti ka kapluar çdo pore të jetës sonë, tema e nga*cmimeve se*ksuale, duhet trajtuar jo vetëm njëtrajtshëm, por si fenomen i aktualizuar që do zgjidhje ligjore.

Mendoni se një femër shqiptare, (artiste apo në çdo profesion tjetër), mundet ta bëjë lehtësisht publike një nga*cmim të tillë? Apo, ne vazhdojmë ende të mos flasim, për diçka që opinioni fajin ja vë femrës?

Asnjë problem nuk mund të zgjidhet me paragjykime dhe apriori, duke shpallur fajtorin,apo duke i bërë publike gjërat. Nëse ndodh një vepër brenda një institucioni, problemi duhet të denoncohet aty, pastaj, në organet e drejtësisë dhe kur nuk ka efekte atëherë të bëhet edhe publike, nëse do të ketë prova materiale. Por, ju lutem asesi nuk mund të pajtohem që dikush bën karrierë profesionale disavjeçare dhe i kujtohet, pas sa e sa viteve ta denoncojë dikë për nga*cmim sek*sual. Kjo, për mua nuk është e ndershme, bile aq malicioze më duket sa më humbë çdo simpati eventuale të kem pasur ndaj asaj aktore, këngëtare apo kushdo qoftë ajo.

Denoncimi, a është një formë që duhet bërë që në fillim apo kur situata degradon deri në shantazh?

Natyrisht, që duhet parë arsyet e nga*cmimit dhe duhet reaguar me vendosmëri pa marrë parasysh pasojat. Nëse lejoni të nga*cmoheni, atëherë ju koketoni me abu*zuesin, i jepni hapësirë që të vazhdojë të ju trajtojë si një dikushi që jeni i mvarrur prej tij. Shtrohet pyetja, kush kë në këtë situatë po e manipulon dhe interesi i kujt është më i madh në këtë lojë vallëzimi, i punë kërkuesit apo abu*zuesit të pozitës së punëdhënësit. Faji është i dyanshëm, mos denoncimi me kohë të bën bashkëpjesëmarrës në këtë vepër penale me moral të dyfishtë. Kosovarët kanë një fjalë të mirë, thonë: “E kajtmja të korritë“.

Dhe së fundmi, kush janë të parët, që duhet të ngrenë zërin për mbrojtjen e këtyre “viktimave”, të cilat shpeshherë as në familje nuk gjejnë përkrahjen e duhur?

Në një sistem demokratik ku funksionon shteti i së drejtës gjithmonë fjalën e ka ligji dhe kur sistemi çalon atëherë zërin duhet ngritur çdonjeri prej nesh për të kërkuar drejtësi për vik*timat. Por, fatkeqësisht në debatet televizive kur trajtohen këto tema serioze nga analistë joprofesionist, opinioni në të shumtën e rasteve mbetet i habitur dhe me dilema, sepse zakonisht nuk ka opinione racionale, nuk jepen zgjidhje as alternativa të mundshme se si të luf*tohet kjo dukuri dhe si të mbarohet vik*tima në mënyrën më cilësore. Prandaj, vik*tima bëhet pre edhe e një vi*ktimizimi medial nga disa shoumen marketingu, që flasin për këtë temë aktuale me kokën në telefona, duke përcjellur pëlqimet në FB. Kjo dukuri ka marrë përmasa shqetësuese në televizionet tona dhe roli i tyre edukativ ka kaluar tani më, çdo prag të tolerancës e mirëkuptimit.

Eva Golemi: Natyra e ka bërë femrën me hire për t’u respektuar dhe jo ab*uzuar!

Sopranoja Eva Golemi mendon se nëse ndodhin ng*acmime se*ksuale në ambientet e punës është vërtet shumë e shëmtuar. “Artistet janë epiqendra e emancipimit të një shoqërie, punojmë me orë të gjata provash, teatri bëhet shtëpia jonë e dytë, me shoqëri shumë të hapur sa shpesh të tjerët na shohin, si lehtësisht të nga*cmueshëm, po e vërteta është krejt ndryshe”. Personalisht, ajo nuk di ndonjë rast, po as nuk mund që të thotë se nuk ka. “Asgjë nuk është absolute”. Shoqëria ku jetojmë pëlqen gjithmonë të fajësojë femrën, por sipas saj, nuk duhet harruar, që natyra e ka bërë me hire për t’u respektuar dhe jo abu*zuar. “Mendoj që duhet në përgjithësi të edukohen brezat që të reagojnë kundrejt çdo gjëje, që shkon kundër vlerave të moralit. Po dhe kjo ka pasojat e veta. Ndikon në jetën profesionale, personale? Padyshim, si shoqëri në përgjithësi jemi pak indiferentë për çfarë ndodh, gjë që duhet të ndryshojë”…

Alma Bossuet Ajazi: Kam pasur kolege që janë nga*cmuar se*ksualisht, edhe mua më ka ndodhur!

Ish-Miss i parë shqiptar (1999) në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Alma Bossuet Ajazi, e sheh nga*cmimin se*ksual, si një akt të shëmtuar, që prek shpirtin e ul dinjitetin e individit. Ajo rrëfen për “Shekulli”-n se, gjatë karrierës së saj ka pasur kolege, që janë nga*cmuar sek*sualisht, si nga ana verbale fizike dhe psikologjike. Por, ajo pranon se kjo gjë i ka ndodhur edhe asaj personalisht.

Alma, cili është mendimi juaj për ng*acmimet sek*suale gjatë punës?

Nga*cmimi se*ksual është një akt shumë i shëmtuar që prek shpirtin dhe dinjitetin e individit. Duke parë raste të nga*cmimit seksual kudo në botë, sot ngacmimi se*ksual në vendin e punës, është një çështje serioze dhe rrezik profesional, i cili shkel në mënyrë të hapur respektimin e të drejtave të njeriut.

A keni hasur raste, të tilla gjatë karrierës suaj, ku pa dëshirë, individi është shkatërruar moralisht?

Gjatë karrierës time kam pasur kolege që janë ng*acmuar sek*sualisht, si nga ana verbale fizike, psikologjike, dhe mund të them që ka qenë një vuajtje e madhe për to. Sigurisht, edhe mua më ka ndodhur personalisht, por kam vendosur ta denoncoj tek Shefi ose shefja, ose tek personi direkt që ka bërë këtë ngacmim gjatë punës, duke i thënë që: Zotëri je në rrugë të gabuar, dhe nuk lejoj asnjë person në botë të cenoj ose godas dinjitetin tim. Që kështu mos e përsërit më këtë akt.

Mendoni se një shqiptare (artiste apo në çdo profesion tjetër), mundet që ta bëjë lehtësisht publike një ng*acmim të tillë, apo ne ende vazhdojmë, të mos flasim, për diçka që opinioni menjëherë fajin ja vë femrës?

Të bësh publike një akt të tillë, nuk është e lehtë, dhe nuk mund të flas për femrat e tjera përse ato vendosin të heshtin. Vi*ktimat në këto raste ndihen të pafuqishme dhe frikësuara. Unë personalisht mund të flas për veten time, që në këto raste të tilla kam vendosur të reagoj menjëherë, pasi këtë frymë edukate kam marrë nga familja ime në Amerikë, dhe këto akte nuk i toléroj.

Denoncimi, a është një formë e vlefshme, që duhet bërë që në fillim apo kur situata degradon deri në shantazh? Apo frika se mos humbet punën, e bën të vështirë këtë pjesë?

Për mua, denoncimimi duhet bërë që në fillim, dhe një femër nuk duhet të heshtë dhe ta vuajë shpirtërisht këtë vuajtje dhe presion psikologjik. Në qoftë se jetojmë dhe pretendojmë në një shoqëri, si Shqipëria që ka ligje dhe rregulla, që aspiron të jeté pjesë e bashkimit Europian, atëherë pse duhet të kemi frikë? Punën nuk e humbasim nga dinjiteti, serioziteti, dhe profesionalizmi.

Dhe së fundmi, kush janë të parët që duhet të ngrenë zërin për mbrojtjen e këtyre “vik*timave”, të cilat shpeshherë as në familje nuk kanë përkrahjen e duhur?

Së pari, vik*timat në radhë të parë duhet të gjejnë kurajo dhe forcën të ndihmojnë vetveten për ta ndalur nga kjo situatë e dhimbshme. Sigurisht që nuk është e lehtë, por me kurajo çdo gjë arrihet. Çdo ditë përballemi me sfida, individi duhet të gjej rrugën e duhur për të mbrojtur veten në radhë të parë. Së dyti, ambienti në punë duhet të siguroj të drejtat e punëtorëve për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm të punës. Së treti, është e nevojshme që strukturat shtetërore dhe organet legjislative, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për eliminimin e të gjitha formave të ngac*mimit se*ksual në punë, duke nxitur dë*nimin e këtij fenomeni. Së katërti, si pjesë e shoqërisë civile, sidomos ne femrat këto akte duhet t’i denoncojmë sado që mbase në një vend, si Shqipëria mund të konsiderohet si një Tabu dhe një temë, që nuk diskutohet shumë. Shqipëria duhet të krijojë një frymë dhe kulturë më konstruktive të barazisë gjinore.

Luli Hoxha

Nëse “vik*timat” pranojnë të jenë pjesë e ngacm*imeve se*ksuale, e quaj “pro*stituim” të vullnetshëm!

Aktorja Luli Hoxha mendon se pavarësisht ekzistencës së ligjeve institucionale, shpeshherë edhe ligjet e natyrës janë të forta. Por, heshtja rrit rrezikshmërinë ndaj këtij fenomeni, e kjo gjë nuk duhet që të ekzistojë kur problemi nuk është më i thjeshtë, por kthehet në imponim, abuzim dhe dhunë.

Cili është mendimi juaj për nga*cmimet se*ksuale gjatë punës?

Nuk mund të ç’bëhet ajo që natyra ka krijuar. Njeriu është ndërtuar për të pasur ndjesore që perceptojnë. Sado të ekzistojnë ligjet e punës, ligjet e natyrës do të jenë më të forta, problemi qëndron tek ab*uzimi, dh*una apo imponimi. Nëse nuk ka perceptim dy anësh duhet të funksionojë patjetër logjika.

Gjatë, krijimtarisë suaj, a keni dëgjuar raste, të tilla, pa dëshirë, që kanë shkatërruar moralisht një individ?

Rastet ekzistojnë dhe është mëse e natyrshme. Jo çdokush mund të qëndrojë brenda një logjike normale. Heshtja pastaj krijon rrezikshmërinë e qëndrimit të një anomalie pezull.

Mendoni se një shqiptare (artiste apo në çdo profesion tjetër), mundet që ta bëjë lehtësisht publike një nga*cmim të tillë, apo ne ende vazhdojmë, të mos flasim, për diçka që opinioni menjëherë fajin ja vë femrës?

Për aq kohë sa ekziston varfëria dhe largësia nga meritokracia atëherë nuk mund të flasim për denoncim, por për një marrëveshje të shëmtuar dypalëshe ku ng*acmimi se*ksual nuk duket fare në horizont.

Denoncimi, a është një formë e vlefshme, që duhet bërë që në fillim apo kur situata degradon deri në shantazh? Apo frika se mos humbet punën, e bën të vështirë këtë pjesë?

Të rralla janë vi*ktimat e këtij kurthi. Ose pranojnë të jenë pjesë dhe më vjen keq ta quaj një “pros*tituim” të vullnetshëm, por në raste mosdëshire dhe dhune patjetër duhet të ekzistojë gjykimi i drejtë.

Dhe së fundmi, kush janë të parët që duhet të ngrenë zërin për mbrojtjen e këtyre “vikt*imave”, të cilat shpeshherë as në familje nuk kanë përkrahjen e duhur?

Përderisa ligji u krijua për të frenuar njeriun, të mos tejkalojë instiktet e trashëguara prej kafshës, duke dënuar lirinë e tjetrit është ai që duhet të jetë i pamëshirshëm me fajtorin dhe të mbrojë gjithashtu vikt*imën.

Baby Boo