fbpx

Gjakova si luan dërrmon Karapetianin, emri i Kosovës ngritë në këmbi 20 mijë shikues në Paris!

Japonezja pësoi disfatë nga Distria Krasniqi. Distria është në gjysmëfinalen e madhe në kategorinë -52 kg. Gjakova si luan dërrmon Karapetianin, emri i Kosovës ngritë në këmbi 20 mijë shikues në Paris. Ferdinand Karapetian nga Armenia mposhtet pas vazhdimeve nga trimi i Kosovës Akil Gjakova. Xhudisti ynë kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe të Grand Slam në Paris. .Tsogtbbaatar Tsend-Ochir.

Akil Gjakova (-73 kg) kualifikohet në çerekfinale, i cili e mundi rumunin Alexandru Raicu

Distria çon në këmbë mbi 20 mijë shikues në Paris. Distria Krasniqi luftoi si luaneshë, duke e dominuar luftën në përballje me brazilianen
Gabriela Chibana. Distria triumfoi për 2 minuta me ippon dhe kualifikohet në çerekfinalen e madhe.

Akil Gjakova (-73 kg) bëri luftë të madhe dhe e mposhti gjermanin Igor Wandtke. Lufta mes përfaqësuesit të Kosovës dhe atij gjerman, ka qenë shumë e fortë, ku Akili fitoi pas vazhdimeve, me pikë të artë. Akili vazhdon tutje me synime që të futet në zonën e medaljeve.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.