fbpx

Gazetari shqiptar pyet a jeni fetar? Përgjigja e le pa fjalë…

Gazetari kontrovers Adriatik Kelmendi i cili shpeshherë ka marrë qëndrime anti Islame në raport me besimtarët musliman, por ai përmes një sondazh online në Facebook ka marrë një përgjigje që nuk e ka pritur.

Ai ka pyetur a jeni fetar? E në këtë janë përgjigjur 78% PO ndërsa 22% JO.

Ndërsa në pyetjen e dytë, se cila festë ju përshtatet më shumë Viti i Ri apo Bajrami ka marrë këtë përgjigje. Për Vitin e ri kanë qenë 26% ndërsa për Bajramin 74%.

Ky sondazh edhe pse me një numër relativisht jo të madh, dëshmon fetarinë dhe besimin e këtij populli, sikur dikur e dëshmoi regjistrimi i popullsisë ku mbi 96% të popullit të Kosovës i takon besimit Islam. Prandaj ata gazetarë, politikan, pushtetarë që mundohen të bëjnë strategji anti fetare muslimane e kanë dështimin shumë të shpejtë. Duhet ta kuptojnë se Islami dhe myslimanët kanë historinë dhe meritën e vet në këto troje.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.