fbpx

Gardiani shqiptarë ekzekuton me armë bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Allias të Tiranës.

Gardiani 44-vjeçar Alket Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.
Ai kishte 15 vjet që shërbente në Gardë dhe sipas fqinjëve ishin një familje model.

Çifti kishte një vajzë të mitur e cila ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja tragjike. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami!
Ngjarja po hetohet nga organet e rendit, ndersa akoma nuk dihen shkaqet që dërguan gardianin deri në kryerjen e këtij akti ndaj bashkëshortes së tij .

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.