fbpx

Flet njëri nga udhëtarët.Kujton momentin se si doli autobusi nga autostrada dhe përfunduan ne fshatin Llaskarcë!

Njëri nga udhëtarët që ka qenë brenda autobusit, i cili gjatë ditës së djeshme u rrokullis në rrugën Shkup-Tetovë, ka treguar atë se çfarë ka përjetuar.

Ai tha fillimisht është dëgjuar zhurmë brenda autobusit, ndërsa më pas shoferi e ka humbur kontrollin e tij dha kanë dalur nga rruga.

“Së pari familjarëve të të vdekurve ju shpreh ngushëllime. Në orën 16:15 dolëm prej punë prej Ministrisë së Ekonimisë. Diku rreth orës 16:30 u nisëm rrugës. Isha ulur në karrigen e tretë në anën e kundër të shoferit. Dhe papritmas filloi një zhurmë, unë u ngrita në këmbë dhe dola tek shoferi, kur e pash se ai kishte probleme me drejtimin e autobusit”.

“Pas kësaj autobusi doli në korsinë tjetër Tetovë-Shkup. Fatmirësisht nuk kishte vetura tjera. Më kujtohet momenti kur u përplas autobusi për asfalti dhe kur u ndal autobusi dola prej dritares. Nuk kam lëndime të mëdha dhe serioze”, tha mes tjerash udhëtari që ishte brenda autobusit.

Ndryshe, nga aksidenti i djeshëm jetën e kanë humbur 15 persona, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan.

/Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.