Filipçe: “Tani për tani nuk mendojmë për futjen e masës së vaksinimit të detyrueshëm”


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se është ende herët të mendohet për vaksinim të obligueshëm të punëtorëve në vend. Ai porositi se mbetet masa që mjekët amë t’i stimulojnë pacientët e tyre për vaksinim sa më masiv dhe kjo, sipas tij, aktualisht është masa më praktike.

“Tani për tani masa për vaksinim të detyrueshëm nuk do të zbatohet pasi hap pikëpyetje shumë serioze se si do të ndëshkohen ata që nuk duan të vaksinohen. Do të shohim se si do të lëvizë përfshirja e vaksinimit përmes kësaj mase me mjekët amë”, tha Filipçe.

Në fund të pranverës dhe në fillim të verës mjekët amë të cilët do të kenë mbi 70 për qind të pacientëve të vaksinuar do të marrin bonus nga shteti dhe siç ka paralajmëruar Filipçe, bëhet fjalë për shumën prej 30 denarë për pacient.

Ndryshe, edhe pse u propozuan masa të reja, të njëjtat nuk u shqyrtuan nga Qeveria dhe tani për tani nuk do të miratohen fare, pasi siç vlerësojnë autoritetet, është herët për masa të tilla, gjegjësisht vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve në sektorin publik.

Baby Boo