Filipçe: “Masat kundër koronës për administratën të martën në seancë qeveritare”


Pasi i publikuam propozim – masat e reja të Komisionit për Sëmundje Infektive, interesi për dozën e parë të vaksinës kundër Covid – 19 është rritur, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Prej 2,500 të qytetarëve të interesuar në javë për dozën e parë, këtë javë numri është rritur në 7,500, tha ministri në emisionin “360 shkallë”. Masat parashohim vaksinim të obligueshëm të punonjësve shëndetësor, ndërsa për gjithë sektorin publik, të paktën një dozë vaksinë, PCR test apo vërtetim që e ka kaluar koronën, që sipas shumicës së organizatave sindikale është kundër kushtetuese dhe tentim për zbatim të detyrueshme të vaksinës. Ministri tha se, nuk ka lëshim për masat, pasi spitalet janë të mbushura kryesisht me pacientë të pavaksinuar. Ai tha se, ende nuk është precizuar se si do të zhvillohet kontrolli i të punësuarve në sektorin publik.

“Duhet të bisedojmë, të shohim kush do të jenë personat përgjegjës. Ne i ofrojmë gjitha veglat elektronike. Të shkarkohet certifikata dhe të kontrollohet kodi. Nuk është e saktë se ky është vaksinim i detyrueshëm. Absolutisht, qytetarët kanë të drejtë të mos vaksinohet dhe me këtë, një herë në javë të bëjnë test me shpenzim të vetin dhe të dëshmojnë se janë negativ me covid dhe atëherë e dimë se shëndeti i të gjithëve përreth nuk është i rrezikuar”, tha Filipçe.

Në vërejtje se PCR testi është i shtrenjtë dhe do të jetë barrë financuare për të punësuarit, ai u përgjigj se vaksina është falas dhe në atë mënyrë e mbrojnë shëndetin personal, shëndetin e të gjithëve përreth tyre dhe sistemin shëndetësor.

Filipçe tha se faktori i rrezikut për infektim gjatë dimrit shumëfishohet pasi njerëzit më shumë kohë kalojnë në hapësirë të mbyllur.

“Propozim masat të hënë do të shqyrtohen në mbledhjen e shtabit të përgjithshëm koordinues të krizës, ndërsa të martën do të jenë në seancë qeveritare”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë.

Baby Boo