fbpx

Ferizaj: Për fundvit, me pako ushqimore ndihmohen 387 familje në nevojë

387 familje në nevojë kanë marrë pako ushqimore dhe veshmbathje për festat e fundvitit.

Kjo si rezultat i një aksioni humanitar që nisi dy javë më parë me iniciativën e Vanesa Sadriut nga Klubi RinON në komunën e Ferizajt, percjell Fakte.

Sadriu ka thënë për KosovaPress se qëllimi i aksionit ka qenë solidarizimi me familjet në nevojë, teksa tregoi se plot familje pranuan ndihmat me lot në sy.

“Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që të bashkëndjejmë me qytetarët e tjerë, me familjet në nevojë të cilat nuk i kanë kushtet për t’i festuar festat e fundvitit”, ka thënë Sadriu.

Ajo po ashtu ka treguar se ky aksion ka gjetur përkrahje nga donatorë dhe qytetarë të shumtë, me ndihmën e të cilëve arritën që për dy javë të grumbullojnë ushqime e veshmbathje.

“Aksioni ka filluar që dy javë, për dy javë rresht kemi punuar ditë e natë dhe kemi arritur që të sigurojmë ushqim për 387 familje, dhurata, e po ashtu veshmbathje. Aksioni është nisur nga unë në kuadër të klubit RinON, po gjithmonë kemi pasur edhe mbështetje nga agjensionet e patundshmërive këtu në Ferizaj”, ka thënë Sadriu për KosovaPress.

Përndryshe, familjet përfituese të këtij aktiviteti janë kryesisht nga fshatrat e Ferizajt, Kaçanikut, Klinës e Vitisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.