Elvisi i del në mbrojtje Sindit pas sherrit me Julin dhe shpërthen kundër produksionit: “E neveritshme deri në ekstrem”


Me Sindin sonte nuk ishin vetëm shumë nga personat që shohin programin, por edhe ish-konkurrenti, Elvisi i ka dalë në mbrojtje Sindit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka shkruar se sjellja e produksionit dhe e konkurrentëve në studio ndaj saj është e papranueshme dhe e neveritshme.

“E neveritshme deri në ekstrem të shikosh se si në një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahen antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një show që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, ka shkruar Elvisi.

Baby Boo