fbpx

Ekzekutimi në Gjorçe Petrov u realizua në mënyrë profesionale

Sipas informacioneve të fundit lidhur me vngjarjen në Gjorçe Petrov të Shkupit, burri ende i paidentifikuar është qëlluar me një plumb në kokë prej afër.

Spekulohet se paraprakisht ka patur edhe përleshje me armë prej ndonjë veture në lëvizje, gjë që ka çuar më pas në këtë akt tragjik.

Ndryshe, për këtë rast nga MPB kanë thënë:

“Është njoftuar se në rrugën “Sharplaninska” në lagjen Dame Gruev ka një person i shtrirë pa shenja jete afër një automjet “Passat” me targa të Shkupit, i cili u identifikuan më vonë, se është pronë e D.N. (65). Deri në këtë moment, nuk është identifikuar identiteti i personit pa shenja jete”, thotë Ministria e Brendshme.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.