Edhe prokurorja Ivana Trajçeva është e zhgënjyer nga Këshilli i Prokurorëve


Pas prokurores Lençe Ristovska, edhe një tjetër prokurore ka shprehur zhgënjimin ndaj zgjedhjes që u bë dje në Këshillin e Prokurorëve Publikë.Bëhet fjalë për Ivana Trajçevën, e cila nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të qenë prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup.
“Është zhgënjyese që nuk ka pasur diskutim për asnjë prej ne. Ne nuk jemi paraqitur për kot. Kemi merituar së paku të dëgjojmë se çfarë mendimi kanë për ne. Nuk e di nëse do të paraqitem në kohë të shpejtë përsëri, për shkak se zgjedhja e tillë, ishte i turpshme”, tha Trajçeva për Televizionin Tellma.

Baby Boo