Edhe këtë vit do të organizohet gara e Vitit të Ri me Babadimër në Shkup


“I pari në krye” këtë vit do të organizojë sërish garën e Vitit të Ri me Babadimër. Gara siç paralajmëron “I pari në krye” do të zhvillohet të dielën e 26 dhjetorit. Regjistrimi do të hapet së shpejti.

Gara e Santa Claus-it në Shkup zhvillohej çdo vit, ndërsa vitin e kaluar nuk u organizua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Interesimi i madh për këtë garë tradicionale u ndoq nga qindra pjesëmarrës me kostumet e babagjyshit të cilët vrapuan në qendër të kryeqytetit dhe organizatorët presin të ketë interesim të madh edhe këtë vit.

Baby Boo