fbpx

E vendosën flamurin kombtarë në xhami, marrin gjobë nga shteti serb

Në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës në xhamin e fshatit me rastin ditës së flamurit, fshatarët kanë vendosur flamurin kombëtarë, pas disa muajsh, saktësishtë sot, kryetari I xhamis pas faljes së namazit të “xhumasë” ka dal para xhematit dhe u ka kumtuar lajmin se janë dënuar me 50 000 dinarë (400 euro) xhamia si institucion si dhe 5 000 dinarë (40 euro) hoxha si person përgjegjës.

I kontaktuar nga “Bota Sot” kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Ragmi Mustafa e ka dënuar këtë akt duke thënë se “Edhe pas kaq vitesh, Beogradi nuk po heq dorë nga mënyra e saj e funksionimit, apo më mirë me thënë mos funksionimit të demokraciës në raport me pakicat.

Këtë çështje e kemi ngritur edhe më herët, por duhet ta kemi parasyshë Beogradi nuk është i interesuar të ketë raporte të mira me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo tregon vetëm për nevojën e madhe për paqe, dhe se nuk heqim dorë nga identiteti ynë dhe ajo çfarë jemi në të vërtet.”

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.