fbpx

E rëndë: 4-vjeçarja qëndron e varur në katin e 7 të të spitalit

Ky është momenti dramatik i shpëtimit të një vajze 4-vjeçare që kishte ngecur në murin e një spitali, në katin e shtatë. Padyshim që mund të quhet njeriu më me fat. Vogëlushja kishte ngecur në mur, pasi rrobat e saj ishin kapur në disa pengesa aty. Më pas ajo u vu re nga njerëzit, që nxituan ta shpëtonin. Ajo kishte shkuar për të vizituar babin e saj në Spitalin Phaholpolpayuhasena në rrethin e provincës Mueang, që qëndronte i shtruar në katin e shtatë.

Mediat lokale raportojnë se vajza filloi të ndiqte një hardhucë që e çoi në tarracën e spitalit. Vajza humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti nga ndërtesa por për fat të mirë rrobat e saj ngecën në pjesën metalike ku ishte shkruar emri i spitalit.

Në video shihen 5 infermierë dhe dy zyrtarë të tjerë të spitalit në tarracë që përpiqen të tërheqin vajzën lart. Ndërsa disa njerëz të tjerë u vendosën në ballkon , një kat më poshtë, gjithashtu në përpjekje për ta kapur nëse rrëshqiste. Dhe vajza shpëtoi për mrekulli, pas infermierët në tarracë arritën ta tërhiqnin lart në mënyrë të sigurt.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.