fbpx

E bujshme! Gjermania, më keq se Shqipëria në aspektin e…

Gjermania mbetet pas në aspektin e rrjetit të telefonave celularë. Sipas një studimi të kompanisë konsulente Aachen P3, i realizuar për llogari të grupit parlamentar të ekologjistëve, Gjermania në këtë drejtim vjen edhe pas Shqipërisë.

Në studimin e cituar nga “Deutsche Welle”, thuhet se ekonomia më e fuqishme e Europës është keq përsa i takon furnizimit me valë 4G (LTE) krahasuar me shtetet e tjera evropiane. Rezulton se në këtë drejtim edhe vende si Polonia e Shqipëria kanë shërbime më të mira se në Gjermani, si në aspektin e mbulimit me rrjet, ashtu edhe të normave të rrjeteve.

Rrjeti më i mirë në Gjermani është “larg në krahasim me rrjetin ndërkombëtar”, thuhet në studim. Ndërsa në Holandë, Belgjikë dhe Zvicër, “pothuajse të gjithë operatorët e rrjetit 4G (LTE) mbulojnë më shumë se 90 përqind të territorit”, Telekomi në Gjermani “ka vetëm një mbulesë prej 75 përqind me 4G.

Shifrat janë të bazuara në të dhënat që janë regjistruar automatikisht duke përdorur një aplikacion në smartfonëve Android, nga korriku deri në shtator dhe pastaj përpunohen në mënyrë anonime në nivelin qendror.
Top Channel

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.