fbpx

“Dyshoja se takohej me të tjerë” Flet gardisti që ekzekutoi gruan: Nuk ishte e sinqertë

Merret në pyetje 44-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që ekzekutoi një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeç. Mësohet se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, ai ka shfaqur shenja xhelozie.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit në Allias. Alketi është babai i një vajze dhe rezulton që si ai ashtu edhe bashkëshortja të kenë qënë predikues të besimit mysliman. Në një foto viktima shfaqet edhe e mbuluar me shami. Vetë Alketi në Facebook poston shumë shprehje fetare dhe falënderime për Allahun.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.