Dy shtetas të Serbisë arrestohen në Maqedoni për shkak se trafikonin emigrantë ilegalisht


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar dy shtetas të Serbisë, pasi janë kapur duke trafikuar emigrantë.

“Tek pika pagesore Smokvicë mbrëmë në ora 21;30, nëpunës policor nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe V.K. “Bogorodoicë” ka privuar nga liria F.D. (19) i cili drejtonte automjetin “Opel Vektra” me targa të regjistrimit të Shtipit dhe shoqëruesin 16 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Serbisë, sepse gjatë kontrollit në automjet janë gjetur nëntë emigrantë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se prej emigrantëve, gjashtë kanë qenë kubanë, ndërsa tre shtetas të Indisë.

Baby Boo