Dua Lipa uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë


Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka uruar Shqipërinë për përvjetorin e 109-të të pavarësisë.
“Urime 28 Nëntori – Happy Independece Day Albania”, ka shkruar Lipa përmes disa fotografive të shpërndara në Instagram.

Këngëtarja me renome ndërkombëtare gjithashtu ndau me ndjekësit e saj një fotografi të flamurit kombëtar, si dhe një tjetër të shqiponjës dy-krenare të shënjuar në një gotë.

Dua Lipa pak kohë më parë vizitoi shumë qytete të Shqipërisë, ku u takua edhe me krerët e shtetit shqiptar.

Baby Boo