Dua Lipa në bashkëpunim me markën Puma lansojnë veshjet e para të koleksionit “Flutur”


Ylli shqiptar i muzikës botërore, Dua Lipa, krahas një karrierë të suksesshme muzikore, ajo ka shtrirë famën dhe talentin e saj edhe në fusha të tjera.

26-vjeçarja është imazh i disa prej markave më të njohura në botë dhe në mesin e tyre edhe e brendit të veshjeve Puma.Dua dhe Puma së fundmi kanë bashkëpunuar për të lansuar një koleksion të ri të veshjeve i cili u emërua shqip dhe mban titullin “Flutur”.Veshjet e para të këtij koleksioni tashmë janë lansuar, kështu ka njoftuar Dua në një postim në Instagram. Krijuesja e hitit “Levitating” postoi fotosesionin ku shihet me veshjet sportive nga koleksioni i ri.

Baby Boo