Djemtë rrahin babain për t’i marrë biznesin: Më kanë poshtëruar (Video)


Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar rastin e dy vendimeve gjyqësore të dhëna nga i njëti gjykatës për të njëjtat palë të përfshira në çështje. Bujar Haxhiu thotë për “Stop” se është dhunuar nga dy djemtë e tij, të cilët kërkojnë që t’i marrin biznesin. Ai qëndroi 1 ditë e gjysmë në spital si pasojë e lëndime që kishte pësuar nga dhuna që kishin ushtruar fëmijët.

Z.Haxhiu shprehet se gjykata ka dhënë dy urdhra-mbrojtje për këtë rast, që 62-vjeçari të mos i afrohet lokalit që ka në pronësi dhe që djemtë të mos i afrohen banesës së të atit. Mirëpo, mbi lokalin në fjalë, në katin e dytë ndodhet banesa e zotërisë. Bujar Haxhiu kërkon zgjidhje, teksa shprehet i frikësuar për jetën nëse përballet sërish me dy djemtë. Vendimi i gjykatës për urdhrat e mbrojtjes jo vetëm që ka shkelje për shkak të afërsisë së biznesit me banesën, por nuk e lejon 62-vjeçarin që të shkojë te lokali i tij që ka në pronësi me dokumente të rregullta dhe ligjore.

Baby Boo