Dita ndërkombëtare e fëmijëve, për çfarë ankohen të vegjëlit?


Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, më të vegjlit ankohen për dhunë, diskriminim, mungesë të kushteve nëpër shkolla, e shkelje të tjera që i pamundësojnë të rriten e zhvillohen në kushte normale . Fëmijët kërkojnë ndëshkimin e të gjithë atyre që abuzojnë me të drejtat e tyre.Forma të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve, si trafikimi i organeve, largimi nga procesi mësimor, mungesa e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore janë vetëm disa nga probelemet me të cilat përballen fëmijët, thuajse për çdo ditë. Në ditën botërore të fëmijëve, 20 nëntor, fëmijët kërkojnë të denoncohet çdo keqpërdorim i të drejtave të tyre fëmijëve, posaçërisht të atyre që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në rrugë.

“Fëmijët në rrugë përballen me mungesë të mbrojtjes sociale dhe shëndetësore, nuk kanë identitet dhe jetojnë në mjerim ndërsa janë jashtë procesit mësimor. Këtyre fëmijëve u janë shkelur të drejtat njerëzore, vazhdimisht janë të lënduar dhe të shfrytëzuar nga prindërit e tyre të cilët bashkë me ta janë pjesë e rrugëve”, tha Antonija. “Kërkojmë nga shkollat që të organizojnë sa më shumë punëtori ku do t’i inkurajojnë të rinjtë dhe do të flitet për dhunën e bashkëmoshatarëve si dhe dhunën sek*suale sepse për këtë temë të gjithë turpërohen të flasin. Nuk është asgjë e turpshme, duhet ti kushtohet kohë dhe kujdes sikurse edhe temave tjera”, tha Dina. Fëmijët ankohen edhe për mungesë të kushteve dhe higjienës në shkollë. Shumë prej fëmijëve në një konferencë të organizuar nga ambasada e fëmijëve “Megjashi”, thanë se shkollave u duhen psikolog e defektolog që do të kryejnë punën e tyre si duhet.

“Kemi mungesë të resurseve në shkolla ku jo çdo herë mund të realizojmë eksperimente në lëndët kimi se fizikë. Duhet të punësohen psikolog kualitativ dhe jo psikolog që shkaktojnë më shumë probleme”, tha Evgenija“Në shkollën tonë janë kryer rikonstruime të objektit por tualetet nuk janë rikonstruar. Nuk ka higjienë të duhur në to, posaçërisht në këtë kohë pandemi që është mëse e nevojshme”, Magdalena. “Te ne higjiena është katastrofale. Gjithçka është e rinovuar por fatkeqësisht nuk mbahet. Bankat nuk pastrohen, dyshemeja jo e mos të flasim për tualetet, shumë keq është”, thotë Shejdija.

Ditë Botërore e fëmijëve shënohet këtë ditë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve e miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959.

Melihate Rustemi

Baby Boo