fbpx

Dita e pavarësisë së Kosovës në Skenderaj do të festohet duke luajtur “LUDO KING ” në sheshin e qytetit ! (FOTO)

Si zakonisht më 17 shkurt, në datën kur kremtohet përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, institucionet qendrore, por edhe ato lokale organizojnë aktivitete të ndryshme.

Ndër to, përveç aktiviteteve përkujtuese, gjatë kësaj dite, organizohen edhe koncerte dhe manifestime të ndryshme.

Megjithatë, një nga komunat në Kosovë, këtë vit ka menduar që të bëjë një organizim, në të cilin do të jetë një aktivitet i veçantë.

Bëhet fjalë për Komunën e Skenderajt e cila ka vendosur që në mesin e aktiviteteve të ketë edhe një lojë e cila është bërë shumë e famshme së fundmi, e quajtur “LUDO”.

Sipas një njoftimi rreth agjendës së kësaj komune, “më datën 15 shkurt, prej orës 11:00, në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj do të luhet loja më e luajtur në rrjetet sociale ‘LUDO’”.

/Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.