Dita e dytë e ndërprerjes së plotë të qarkullimit hekurudhor


Trafiku hekurudhor i pasagjerëve dhe mallrave në vend është ndërprerë plotësisht për të dytën ditë radhazi, pasi stafi i makinerive dhe ekzekutivit bojkotuan punën nga dje, duke kërkuar pagesën e pjesës së dytë të pagës për muajin tetor.

Dushko Çakarovski, kryetar i sindikatës së personelit të makinerive, thotë se bojkoti do të zgjasë derisa të plotësohet kërkesa. Deri më tani, siç thotë ai, askush nuk ka kontaktuar me ta dhe nuk kanë asnjë njoftim se kur do të realizohet pagesa.

Ky është pezullimi i dytë i punës në Hekurudhë këtë muaj. Bojkot ka pasur edhe më 1 nëntor, edhe për shkak të pagesës të pjesës së dytë të pagës për muajin shtator. Pas pagesës, të nesërmen kanë ndërprerë bllokadën, por kanë dorëzuar vendim te menaxhmenti i kompanisë hekurudhore se nëse deri më 25 të muajit nuk u paguhet plotësisht paga e muajit të kaluar, do të bojkotojnë sërish punën.

Baby Boo