fbpx

Diskriminimi në ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore, shqiptarët të përfaqësuar vetëm në pikat e pagesave rrugore

Tashmë nuk është surprizë që shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në mënyrën e duhur në institucione dhe në ndërmarrje publike. Edhe atje ku afrohet censusi, shqiptarët janë të punësuar në nivelet më të ulëta të hierarkisë, siç është në rastin konkret në pikat pagesore, shkruan Pacensure.

Këtu mund të shërbeheni edhe me listën e të punësuarve, ku shihen që maqedonasit përbëjnë shumicën absolute të të punësuarve, sidomos në nivelet më të larta të hierarkisë : http://www.roads.org.mk/493/lista-e-te-punesuarve
Në krye të këtij institucioni, në postet vendimmarrëse janë gjithmonë kuadro maqedonas, nga 2006-2017 kuadro të VMRO-DPMNE-së, ndërsa tani vazhdon e njëjta me kuadrot e LSDM-së.

Shpesh herë hapen edhe konkurse që kanë për qëllim përmbushjen e censusit me pranimin në punë të shqiptarëve, ndërsa në fund pranohen shumica maqedonas.

E njëjta ka ndodhur edhe me konkursin e muajit gusht, ku shihet qartë diskriminimi në vendimin e sjellur në muajin shtator të këtij viti.

Kjo ndërmarrje përveç diskriminimit në sektorin e të punësuarve, bën diskriminim edhe në përzgjedhjen e firmave që merren me pastrim dhe rregullim të rrugëve.

Vlenë për t’u potencuar edhe çështja e ndërtimit të rrugës së Arbërit, ku punimet po zhvillohen në pjesën e Shqipërisë ndërsa e njëjta nuk ndodh edhe në Maqedoni. Drejtori i ndërmarrjes deklaron se nuk do të ndërtohet autostradë Gostivar – Kërçovë, por vetëm do të rehabilitohet rruga e ekzistuese. E gjithë kjo për shkak se, sipas drejtorit, nuk është e leverdishme pasi që ka më pak më 5000 automjete që qarkullojnë brenda ditës.

Ekspertët vlerësojnë se qytetarët e Maqedonisë janë ata që paguajnë më së shumti në rajon për tarifat rrugore, ndërsa shërbimet nuk i marrin në kundërvlerë të pagesës.

Ngelemi me shpresën se do të reflektojnë institucionet dhe nuk do të kemi diskriminim në baza etnike, por do të ketë një shoqëri të barabartë, koncept me të cilin kjo qeveri mori besimin e qytetarëve.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.