fbpx

Disa të shoqëruar për ngjarjen e Elbasanit, dyshohet për …

Hetimet për atentatin me tre të ekzekutuar në Elbasan po kryhen nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Shtetit dhe janë shtrirë në disa pista, ndër më kryesoret është ajo e trafikut të lëndëve narkotike.

Që pas kryerjes së ngjarjeve të rënda policia ka vepruar në të gjitha rrugët dhe lagjet, nisur nga dyshimet për autorin apo autorët e mundshëm të ngjarjes. Gjatë kontrolleve të ushtruara janë shoqëruar që në momentin e parë 15 persona.

Tre personat që mbetën pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës në Elbasan kanë mbërritur në Shqipëri vetëm pak ditë më parë. Endrit Alibej, një person me precedentë të mëparshëm penalë, që njihej edhe me mbiemrin Dylgjeri jetonte në Holandë, xhaxhai i tij Arben Dygjeri ishte emigrant në Angli dhe rezulton pa precedentë, ndërsa viktima tjetër shtetasi turk Erdal Durunay dyshohet bashkëpunëtor i Endritit në krimin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.