Digjet një banesë , humb jetën 85 vjeçarja


Një grua 85-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët e zjarrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maliq rreth orës 12:10.

Si pasojë e tymit, e moshuara Sefide Neziri dyshohet se u asfiksua dhe për pasojë humbi jetën. Mësohet se viktima jetonte e vetme.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Baby Boo