Dibër – Shitja e prodhimeve bujqësore bëhet para tregut!


Shitja e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale para hyrjes në tregun e gjelbër paraqet edhe një problem që ka të bëj me ruajtjen e pastërtisë së prodhimeve, meqë edhe rruga para tregut nuk është e asfaltuar.

Para më se tre viteve Dibra u bë me treg të ri të gjelbër. Dibranët tejkaluan problemet gjatë furnizimit me produkte bujqësore që i kishin në tregun e vjetër, ku kushtet ishin teje të vështira. Por, për fat të keq shitësit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, edhe pse ka një hapësirë shumë të madhe me kushtet të nivelit të lartë, prodhimet e tyre i shesin jo në vendet e caktuara me rregulloren e tregut të ri. Sidomos është problematike shitja e bulmeteve të cilët shpeshherë vendosen në hyrje të tregut në kushte jo të volitshme, me qëllim që konsumatorët dibran të hasin në ato dhe shitësit të shesin bulmetet e tyre. Kjo ndodhë dhe pse tregu i ri disponon me sipërfaqe adekuate për shitjen e këtyre prodhimeve.

Tregu i ri i gjelbër në Dibër është në pronësi të Myftinisë së Dibrës. Ai menaxhohet me sukses nga udhëheqësi e Myftinisë, por sipas tyre, shitësit në treg duhet që prodhimet blegtorale dhe bujqësore t’i shesin në vendet ku janë caktuar. Myftiu i Dibrës Reshat Kaçallniku thekson se tregu i ri i Dibrës posedon të gjithë kushtet të një tregu modern. Ai shton se për të gjithë prodhimet bujqësore dhe blegtorale ka vende të posaçme, por shpeshherë një pjesë e shitësve të këtyre prodhimeve nuk vendosin prodhimet e tyre aty ku e kanë vendin. Ai shton se nga ana e Myftinisë dhe ekipin që menaxhon me tregun u sugjerohet shitësve të prodhimeve që prodhimet e tyre t’i shesin në vendet e caktuara e jo kudo. Edhe pse nga ana e kompetentëve sugjerimet janë të rregullta, situata rreth shitjes së bulmeteve vazhdojnë të jenë prezente. Djathi, gjiza, kosi i kulluar, gjalpi, dhe produktet e tjera të qumështit vazhdojnë të shiten jo në vendin e duhur por në hyrje të tregut. Ditën e shtunë kur në Dibër është ditë tregu, biseduam edhe me shitësit të bulmeteve të cilët kryesisht janë nga disa fshatra të Dibrës. Ata thonë se prodhimet që i shesin janë të mbrojtura në enë adekuate, por shtojnë se prezantojnë prodhimet e tyre jo në vendet ku duhet t’i shesin.

Sipas tyre, dëshirë kanë që në hyrje të tregut të shiten këto prodhime meqë konsumatorët dibran e kanë më lehtë që t’i blejnë prodhimet e tyre. Sa i takon prodhimeve bujqësore që shiten në tregun e gjelbër të Dibrës ata shiten në mënyrë korrekte. Tezgat të cilat gjenden në tregun e gjelbër janë për plot me prodhime bujqësore qoftë nga Dibra por në numër më të madh edhe nga rajonet e tjera të vendit. Pemët dhe perimet gjatë shitjes janë të vendosura në tezgat në mënyrë që konsumatori të blej prodhimet të pastra. Këta tregtar apo prodhues bujqësor janë korrekt dhe prodhimet që i prezantojnë për shitje garantojnë pastërtinë e tyre. Shitja e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale para hyrjes në tregun e gjelbër paraqet edhe një problem që ka të bëj me ruajtjen e pastërtisë së prodhimeve, meqë edhe rruga para tregut nuk është e asfaltuar.

Baby Boo