fbpx

Dhuroi 30 mijë euro për gjetjen e Sala, Mbappe prin edhe gjetjen e pilotit

Të enjten me 7 shkurt u gjet trupi i pajetë i Emiliano Sala, e gjitha kjo fal kërkimeve private nga familja të siguruara nga donacioni publik.

Për fillimin e kërkimeve për gjetjen e aeroplanit të zhdukur nga radari më 21 janar ku ishte sulmuesi argjentinas dhe piloti David Ibbotson u mblodhën 397,240 euro.

Kjo shumë u mblodh për pak ditë dhe fal kërkimeve u gjetën rrënojat e aeroplanit dhe trupi që ishte afër tyre, e që në fund rezultatoi se ishte i Sala.

Familja e sulmuesit të Cardiff Cityt ia arriti qëllimit, por jo edhe ajo e Ibbotson, kështu familja e pilotit ka hapur një donacion publik, ku për të filluar kërkimet duhet 300 mijë funte (342.81 euro).

Në dy ditët e para janë mbledhur 135 mijë funte (154.26 euro) nga 8,044 njerëz që kanë dhuruar para deri më tani.

Donacioni më i madh që është i regjistruar deri më tani në faqen GoFundMe është i Kylian Mbappes, por me emër të Elie Lottin. Mediat në Angli janë të sigurta së bëhet fjalë për yllin e PSG-së pasi edhe emri i tij i plotë është Kylian Mbappe Lottin.

20-vjeçari edhe një herë tregoi se nuk është vetëm lojtar i madh, por edhe njeri i madh,transmeton telegrafi. Kujtojmë se francezi kishte bërë donacionin më të madh për gjetjen e Sala, 30 mijë euro.

Vlen të theksohet se nga personat e famshëm në botën e futbollit deri më tani ka dhuruar edhe Gary Lineker, 1 mijë funte.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.