Dhimbje e lot të pafundëm, 8 vjeçari përcillet për në banesën e fundit!


Dhimbje e jashtëzakonshme dhe lotë të pafundëm kanë dalë sot nga shtëpia e familjes Vasiu, së bashku me trupin e vogëlushit të tyre të ndjerë.Arkmorti i bardhë i 8 vjeçarit u rrethua nga njerëzit të veshur me të zeza dhe me trishtim të madh, në rrugëtimin drejt vendit të prehjes së Mateos.Një humbje e parakohshme, një vr*asje makabre, që kurrsesi një fëmijë 8 vjeçar s’mund ta meritonte.Si ndodhi ngjarja tronditëseNëna e 8 vjeçarit u kthye nga puna dhe menjëherë vuri re mungesën e të birit. Kërkoi, por nuk arrinte ta gjente. Shkoi në polici për të denoncuar humbjen e të birit.

Ishin dyshimet e banorëve, që kishin parë 8 vjeçarin të përdorte biçikletën e Klodian Çalamanit, ato që shtynë policinë të bënte një kontroll në banesën e 38 vjeçarit.Oficerët panë në shtëpizën e Klodianit një pjesë të dheut të ‘shqetësuar’… atje ndodhej i mbuluar në baltë 8 vjeçarit.

Shumë prej fqinjëve tregojnë se 38 vjeçari ishte i alkolizuar dhe njeri agresiv ndaj fëmijëve. Punonte ku të gjente dhe shpesh ndihmohej nga fqinjët, përfshi dhe nga dera e asaj familje ku ai mori jetën e një 8 vjeçari.

Baby Boo