fbpx

Detaje të reja nga incidenti në Kërçovë

64-vjeçari M.S., pronar i kafenesë “Gurman” në Kërçovë, është gjetur i vdekur në lokalin e tij rreth orës 17.00.
I ndjeri është therur me thikë, pas mosmarrëveshjes që ka pasur me sulmuesin.
Policia është duke hetuar motivet e vrasjes, ndërsa hetim në vendngjarje ka bërë ekip i prokurorisë publike.

“Sot në orën 17.20, në Stacionin Policor- Kërçovë, është denoncuar se në objektin hotilerik ‘Gurman’, në rrugën ‘Boris Kidriç’, është gjetur i therur me thikë pronari i objektit M.S (64) nga Kërçova. Vdekja është konstatuar nga ana e ekipit të ndihmës së shpejtë. Në vendngjarje kanë dalë zyrtar policor dhe prokuror publik. Hetimi ende po zhvillohet”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.