fbpx

Demolohet tabela e parë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” (FOTO)

Shkup, 11 shkurt – Vetëm sa filloi të aplikohet vendosja e tabelave të reja me emrin e ri të shtetit, revolta te qytetarët doli në pah, ashtu që tabelat e reja ku shkruan Republika e Maqedonisë së Veriut u demoluan, transmeton koha.mk

Me një sprej të zi është fshirë fjala “E Veriut” dhe është shkruar “Asnjëherë e Veriut”! Qytetarët kanë komentuar se nuk miratojnë ndërrimin e emrit, dhe se revolta do të rritet pas çdo tabele të vendosur ku shkruan Republika e Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.