fbpx

Dasmorët në Prizren gati sa nuk i marrin jetën një shoferi !

Policia e Kosovës vazhdimisht u bënë thirrje qytetarëve që gjatë ahengjeve ose festave të ndryshme mos të përdoren armë zjarri.

Sot gjatë ditës në fshatin Piran të Prizrenit, një grup i dasmorëve derisa festonin për pak sa nuk i morrën jetën një personi.

Indeksonline ka siguruar fotografi, ku shihet se si një plumb ka goditur xhamin e përparmë të veturës.

Fatmirësisht, shoferi i veturës kishte shpëtuar pa asnjë lëndim.

Ndryshe, jo rrallë herë për përdorimin e armëve në raste të tilla Policia e Kosovës ka arrestuar vazhdimisht persona të ndryshëm.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.