Carovska: “Mandatari vendos se cili ministër mbetet e cili largohet nga Qeveria”

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska deklaroi sot se është në duart e mandatarit ri-formatimi i qeverisë. Sipas saj është pikërisht kryeministri ai i cili vendos se cili nga anëtarët e kabinetit të tij duhet të largohen dhe cilët të mbeten.

Baby Boo

“Është pikërisht kryeministri i cili do të vendos se kush shkon e kush mbetet në Qeveri. Unë kam mandat dhe do të vazhdoj me punën time, përpjekjet e mia për të realizuar reformat në arsim, deri në momentin që mandatari nuk vendos ndryshe, në të kundërtën unë do të respektoj vendimin e mandatarit. Unë mandatin tim e marr nga Kuvendi me propozim të mandatarit, gjithnjë derisa kjo është kështu unë do të vazhdoj punën time dhe përpjekjet e mia për të realizuar punët e mia që më janë besuar nga qytetarët. Por në rast se ky është vendim i mandatarit, dhe në rast se ai mendon se ndërrimi është në të mirë të qytetarëve, unë do ta pranoj. Gjithsesi se në rast se ka ndërrime, ato vijnë me propozim të mandatarit”, tha Carovska.