Carovska: “Monitorojmë gjendjen në shkolla, për momentin është stabile”


Gjendja me koronavirusin në shkolla është stabile dhe ato mbeten të hapura për mësim me prezencë fizike, kështu deklaroi sot ministrja e arsimit, Milla Carovska. Numrat të cilat i shpalosi janë të njëjtë sikurse dhe javët e kaluara, nuk ka numër më të madh të nxënësve pozitiv me koronavirus.

“Situata po monitorohet dhe për momentin është e qëndrueshme. Por, nëse kemi një situatë alarmante dhe nevojën për marrjen e masave kufizuese në sektorë të tjerë, sigurisht që Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtojnë mundësitë për skenarët e tjerë. Megjithatë, apeloj që situata për momentin është stabile dhe se është në interesin më të lartë të çdo nxënësi të jetë në shkollë. Ky nuk është vetëm vlerësimi ynë, por edhe sipas organizatave ndërkombëtare që punojnë në cilësinë e arsimit në mbarë botën, veçanërisht në vendet në zhvillim “, deklaroi Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Baby Boo