fbpx

BULQIZË: E GODASIN DHËNDRIN ME THIKË, 2 TJERË TË PLAGOSUR

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në ngjarje që ka ndodhur pas një konflikti në një familje të fshatin Topojan të Bulqizës.

Nga informacionet e para mësohet se viktima është dhëndri i familjes. Ai është goditur me mjete të forta. Ky i fundit më herët plagosi dy familjarët e gruas së tij. Ai kishte shkuar sot në mëngjes dhe në konflikt e sipër plagosi një prej pjesëtarëve të familjes ndërsa dje kishte plagosur vëllain e nuses.

Policia ka shoqëruar tre persona në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimev.e të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër shoqëruan në flagrancë shtetasit: – V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim; – G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimine policisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.