Bullgari, sot votohet në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare!


Këto janë zgjedhjet e treta me radhë për këtë vit, pasi paraprakisht askush nuk arriti ta formojë Qeverinë e re. Të drejtë vote kanë mbi 6,7 milion shtetas të Bullgarisë. Presidenti bullgar, Rumen Radev është favoriti më i madh për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Oponenti i tij kryesor është Anastas Gerxhikov, i cili ka përkrahjen e GERB-it, partia e ish-Presidentit, Bojko Borisov. Pas tyre rreshtohet Mustafa Karadaja nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri si dhe kandidati i “Bullgarisë Demokrate”, Llozan Panov. Në retorikën parazgjedhore, një nga temat ishte edhe kontesti me Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo