fbpx

Bujar Osmani: Zgjidhja e çështjeve politike po krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të vendit

Pas zgjidhjes së çështjes së emrit dhe nënshkrimit të protokollit me NATO më 6 shkurt, që i hap rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën ushtarake, ky vend ballkanik tani pret të marrë një ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, u shpreh me optimizëm për perspektivën e vendit, pasi siç tha ai, zgjidhja e çështjeve politike po krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të vendit.

Osmani foli edhe për zgjedhjet presidenciale të muajit prill, për të cilat partia shqiptare BDI, ku ai bën pjesë, mbështet idenë e një presidenti koncesual me mirëkuptimin e dy partive kryesore, që përfaqësojnë komunitetin maqedon dhe atë shqiptar, por ai nuk përjashtoi dy mundësi të tjera: kandidimin e BDI-së me një kandidati të vetin, si dhe të një kandidati të përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.