Bujar Osmani: “Në Janar mund të kemi zgjidhje me Bullgarinë”


Ministri i Jashtëm Bujar Osmani pret që muajin e ardhshëm të gjendet zgjidhje e problemit me Bullgarinë, arsyeja përse deri tani nuk ka datë sipas tij i referohet mungesës së kabinetit politik në Bullgari.VMRO-DPMNE-ja opozitare reagon, nga atje thonë se Zaev e Osmani çdo muaj mendojnë arsyetim përse nuk kemi marrë datë dhe përse muajin e ardhshëm sigurisht do të marrim. VMRO-DPMNE insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Që nga nesër mund të ulemi dhe t’i vazhdojmë bisedimet me Bullgarinë, ndërsa në janar mund të kemi zgjidhje për kontestin. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në një intervistë për televizionin bullgar NOVA, duke nënvizuar se një gjë e tillë tashmë është e mundur për shkak se edhe në Bullgari edhe në Maqedoni të Veriut tanimë ka shumicë stabile.“Unë pranoj vetëm një argument përse deri tani nuk është gjetur një zgjidhje, për shkak se nuk kishte kabinet politik. Tani me të vërtetë nuk shoh arsye të jepen afate të gjata, kur ka kabinet politik. Ka shumicë stabile në Bullgari dhe në RMV dhe mund të ulemi që nga nesër t`i vazhdojmë bisedimet dhe në Janar të kemi zgjidhje”

VMRO-DPMNE ka reaguar nëpërmjet një komunikate duke theksuar se Osmani dhe Zaev çdo muaj mendojnë një arsyetim të ri se përse nuk kemi marrë datë dhe përse muajin e ardhshëm sigurisht do të marrim.“Kjo quhet gënjeshtër e paturp. Për zhbllokimin e rrugës drejt BE-së dhe integrimin real të vendit, nevojiten ndryshime, qeveri e re dhe fillim i ri dhe gjithashtu duhen zgjedhje të parakohëshme parlamentare sa më shpejt të jetë e mundur.”

Qeveria e re bullgare që udhëhiqet nga Kryeministri Kiril Petkov, vendosi që të bllokojë progresin e RMV-së në BE edhe në Këshillin e fundit për Punë të Përgjithshme të BE-së, që u mbajt në Bruksel. Petkovi paralajmëroi plan për zgjidhjen e kontestit midis Shkupit dhe Sofjes ku do të formoheshin grupe të punës edhe për tema tjera si ekonomia dhe kultura, e jo vetëm për historinë.

Kryeministri bullgar dha afat gjashtëmujor për tejkalimin e problemit. Bujar Osmani në intervistën për televizionin bullgar tha se qasja e re e Petkovit me kycjen e së tashmes dhe së ardhmes së vendit është një mesazh shumë i rëndësishëm, por afati gjashtë mujor është shumë i gjatë.

Baby Boo