fbpx

Boshnjakovski: Për ndryshimin e pasaportave dhe targave do të paguajnë qytetarët

Ndryshimi i dokumenteve të udhëtimit dhe targave me emrin e ri do të bie në kurriz të qytetarëve. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se targat e reja do të shfrytëzojnë ngjitëse me shenja NMK e cila do tu jepen qytetarëve gjatë daljes nga vendi.
“Në ndërkohë dokumentet e vjetra mbeten të vlefshme, dokumentet e vjetra mbeten deri në 5 vite.

Secili qytetar në korniza të procedurës së rregullt kur do ta ndryshojë pasaportën, do ta merr të riun dhe do ta paguaj çmimin që është i rregullt në MPB. Disa dokumente kanë më shumë afat për momentin nuk është akoma themeluar procedura, megjithatë afati është 5 vite.

Kjo nënkupton se pasaportat e reja që do të jepen në ndërkohë derisa nuk arrijnë pasaportat me emrin kushtetues, është e mundur që afati i skadimit të atyre pasaportave të jetë 5 vite, në vend të atyre aktual 10…. Kjo do të jetë në shpenzim të qytetarëve, secili vet do të paguajë shpenzimet”, tha Boshnjakovski.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.