Bilalli-Zendeli: Kovid-19 nuk është virus etnik, ai i prek të gjithë njerëzit


Deputetja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, kundërshton deputetin e ASH-së Halil Snopçe dhe arsyeton veprimet e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Sipas deputetes Bilalli-Zendeli ishte opozita ajo e cila bllokonte ligjet e pakos së pestë ekonomike. Ndërkohë që për shtyrjen e regjistrimit mendon se ishte një veprim i duhur kur kihet parasysh situata e krijuar me Kovid-19.

“Unë mendoj se pritshmëria e qytetarëve, 60 mijë qytetarëve në këtë situatë që ta marrin ndihmën financiare nga pakoja e pestë, ligjet kryesore të së cilës ishin përcaktuar në seancën numër 36, e arsyetoj veprimin e kryeparlamentarit për arsye se seanca e 36 ka pasur 9 vazhdime, 9 vazhdime nënkupton se 9 herë ajo seancë është hapur dhe është ndërprerë. Dhe pse është ndërprerë, është ndërprerë për shkak se opozita e bashkuar nuk ka qëndruar aty por ka kushtëzuar duke thënë ndërpriteni seancën e 32 që të vazhdojmë direkt me seancën e 36. Sa i përket faktit që thotë kolegu im Halil, se shtyrja e regjistrimit nuk ishte e duhur për shqiptarët, unë mendoj se shtyrja ishte e duhur për të gjithë qytetarët se mbarë bota po i shtyn regjistrimet dhe Kovid-19 nuk është virus etnik, apo nacional, ai i prek të gjithë njerëzit dhe vetë fakti që ne në prill kishim edhe orë policore edhe mbyllje të të gjithë objekteve e arsyeton shtyrjen e regjistrimit fizik, jo të regjistrimit online i cili nga diaspora akoma edhe sot e kësaj dite vazhdon”, tha Arta Bilalli-Zendeli, deputete e BDI-së.

Baby Boo