Bekteshi siguron qytetarët se nuk do të ketë shtrejntim të energjisë elektrike


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka siguruar qytetarët, që në bazë të projektimeve nuk do të ketë rritje prej 10% të energjisë elektrike.

Megjithatë ka sqaruar se kjo do të mësohet nesër, kur edhe do të dihet çmimi final me të cilin ESM do të marrë pjesë në tenderin publik të EVN Home.Kësisoj, Bekteshi ka hedhur poshtë edhe mundësinë e rritjes së energjisë elektrike edhe për 30%.“Çmimin që do ta ofrojë ESM do të ndikojë edhe në çmimin final të energjisë elektrike. Nesër do të sillet vendim se me çfarë çmimi do të marrë pjesë ESM në tenderin publik të EVN Home dhe sipas të gjitha projektimeve, rritje prej 10% nuk do të ketë me çka hidhen poshtë të gjitha analizat e ekspertëve të energjetikës dhe të partive politike se do të ketë rritje prej 30%”, tha Bekteshi.

Ka shtuar, se është e vërtetë që kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të energjisë elektrike, “madje edhe 100%”, por kjo siç sqaron Bekteshi, “është gjetur mënyrë që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe të mos ketë rritje të çmimit të energjisë në 6 muajt e ardhshëm”.

“Unë jam i bindur se as në qershor nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Flas për amvisëritë”, tha Brekteshi.

Baby Boo