Babai vr*et me thi*kë djalin 10 vjeç!


Një 44-vjeçar polak i ka marrë jetën djalit të tij 10 vjeçar, nëna e të cilit është një 32-vjeçareje shqiptare.Djali, Mattias, është vr*arë nga i ati ditën e djeshme në Itali, në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos.

Babai Mirko Tonko, roje sigurie në një spital të zonës,e vr*au të miturin duke i prerë fytin me thi*kë kuzhine, ndërkohë që Gjykata e Viterbos kishte vendosur që 44-vjeçari mos t’i afrohej banesës pas ndarjes së çiftit.Sipas mediave italiane, shkaku i divorcit ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares.Fëmija u kthye në banesë pas shkolle rreth orës 13.30 i shoqëruar nga një i afërm i tij, por nuk dihet ende se si i ati i tij ka arritur të hyjë në banesë ku kreu dhe krimin.

Mariola Rapaj, 32 vjeç, e gjeti djalin e saj të pajetë në dysheme kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30. Burri ishte në një dhomë tjetër. Ky i fundit u arrestua nga policia. Karabinierët po dëgjojnë dëshmitarët për të rindërtuar atë që ndodhi në banesën e një pallati dykatësh.

Baby Boo