Babai shkon në Bullgari për ta parë vajzën që i mbijetoi: ”E pashë nga xhami, po qante duart i ishin djegur”


45-vjeçari Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.“Ajo po qante. Duart i ishin dje*gur, por përndryshe mirë”, i tha ai Reutersit jashtë spitalit.Jasharovski tha se e pa vajzën e tij vetëm nga dera, pasi nuk u lejua të hynte brenda në dhomë.

“Ajo nuk tha shumë, po qante dhe ishte në shok. E pashë vetëm nga dera pasi për shkak të Covidit, nuk më lanë në dhomë”, tha ai.Të paktën 45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.Në mesin e vik*timave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e dje*gieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.Në autobus besohet të kenë qenë mbi 50 persona.“Kjo është një tragjedi e madhe”, u tha gazetarëve në Sofje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Baby Boo