fbpx

Azir Sejfuli tregon bisedën me djalin e tij në telefon: Baba, shoferi po e humb kontrollin, po rrokullisemi !

Familjet e të plagosurve nga aksidenti me autobus në Laskarcë, që nga mëngjesi tashmë mund të vizitojnë të dashurit e tyre në Spitalin e Qytetit “8 shtator”.

Azir Sejfuli, babai i njëri prej të lëndurave priti në sallën e spitalit për të parë djalin e tij, studentin 19-vjeçar të Arkitekturës, i cili ishte në mesin e udhëtarëve të plagosur që është hospitalizuar në spital.

Ai tha se të afërmit e udhëtarëve të cilët u plagosën rëndë kishin përparësinë e vizitës.

“Djali im është 19 vjeç. Ai ishte në autobusin e Durmo Tours me të cilin udhëtonte çdo ditë. Sapo dëgjova për aksidentin, menjëherë erdha në “8 shtator”. Për fat të mirë, nuk ka lëndime serioze. Jemi dëgjuar telefonin dhe ai më tha se shoferi i autobusit papritmas humbi kontrollin dhe së fundmi ai kujton se ata kanë filluar të rrokullisen. Nuk dintë asgjë tjetër të më thonte. E rëndësishme është që mirë”, thotë Sejfuli.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.