fbpx

Avokati që zbuloi rastin e vajzës nga Drenasi: Policit Veseli po i rri prapa një multimilioner

Avokati Gazmend Halilaj, i cili ka kontaktuar i pari me vajzën nga Drenasi, thotë se polici Vesel Veseli, i cili akuzohet se marrëdhenie intime me vajzën e mitur, ka rreth të fortë, madje avokatin ia ka paguar një multimilioner.
Në emisionin Frontal, të Televizionit 7, Halilaj ka thënë se polici Veseli, ka njerëz të fuqishëm rreth vetës.
Avokati,ka thënë se i beson plotësisht vajzës që ka denoncuar fillimisht profesorin, që në moshën 16-vjecare e ka shfrytëzuar.
Më pas, polici i stacionit policor të Drenasit, ku kishte shkuar vajza, atëherë e mitur, e ka vazhduar shfrytëzimin e vajzës që tash është 18 vjece.
E, për këtë avokati Halilaj ka thënë se polici në fjalë ka rreth të fuqishëm dhe i është paguar nga mbrojtja.
Tutje, sipas Halilajt, ka prova që një biznesmen i fuqishëm i ka kryer transaksionet me vëllain e policit.
“ Ka një biznesmen multimilioner që ia ka paguar avokatin. Ekzistojnë transaksionet që janë kryer mes tij [biznesmeni] me vëllain e tij [policit Vesel Veseli].
Në emisionin Frontal të ftuar janë edhe dy hoxhallarë, Bedri Bytyqi dhe Osman Musliu. Derisa Bedriu ka thënë se faji është edhe te vajza e mitur, pasi sipas tij, vajzat po shkojnë në shkollë të zhveshura, Musliu dënon shfrytëzimin e saj. /Express/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.